“Glam by Merita” ëndrra e artistes Merita Merja që u bë realitet

Merita Merja është artistja që bënë mrekulli në flokët dhe fytyrat e femrave. Profesionalizmi, kreativiteti, inovacioni dhe fama e saj kanë kaluar kufinjët

Grimerja e femrave të famshme shqiptare, që mahnitë me aplikimet e make-upit që prezanton në rrjete sociale, por edhe përmes katalogjeve, ka popullaritet të bujshëm edhe në Dubai.

Glam By Merita Merja
Glam By Merita Merja
Glam By Merita Merja

Në vendin e luksit, një grimere luksoze në shije dhe stil, që për vite me radhë mban master klasa atje, por edhe kuron pamjen e femrave që duan të duken bukur, unike dhe të shkëlqejnë në ditët e tyre të veçanta.

Këto ditë në Dubai është mbajtur një ceremoni martesore si në përralla dhe kuratore e çiftit ishte pikërisht artistja shqiptare, Merita Merja. Nusja dhe dhëndrri padyshim që shkëlqyen në ditën e tyre të madhe.

Ndërkohë, Merita Merja ka bërë edhe një ëndërr realitet, duke sjellë në jetë produktin më të ri, “Glam by Merita”.

Glam By Merita Merja

“Në jetë ka ëndërrimtarë por edhe strategë.
Strategët bëjnë ëndrrat realitet dhe unë arrita ti jap jetë një ëndrre të skalitur prej kohësh.
“Glam by Merita”. Puna është një ndër kënaqësitë e mia më të mëdha. Inspirimi, dëshira dhe vullneti im janë të gjitha të fokusuara për të sjellë tek ju më të mirën ne tregun e bukurisë. Pas kaq shumë vitesh punë, sakrifica dhe arritjesh unë sjell një risi për ju. Lancimin e produktit më të ri në treg, një super produkt që ju vjen në ndihmë të gjithë juve që jeni të apasionuar per kurimin në detaje . Eye shummer liquid gloss është një produkt i çertifikuar, plotësisht natyral dhe pa sulfate.
Përmbajtja e tij e bën një produkt tërësisht të veqantë i cili nxjerr në pah lookun tuaj dhe kaq qëndrueshmëri afatgjate. Për përdorim profesional dhe personal pa asnjë vështirësi
Duke punuar gjithmonë me më të mirët në industrinë e bukurisë për të arritur suksese me anë të një pune të palodhshme. Ju falenderoj për mbështetjen dhe suportin që më jepni.
Unë do sjell gjithmonë më të mirën për ju të bukurat e mia. Me dashuri MERITA ”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Shopping Cart